Poshtërimi nga M.City, Ancelotti: Reali s'do e bëjë dramë! Guardiola: Interi në finale? Janë italianë, duhet diçka speciale

18 Maj 2023, 12:47| Përditesimi: 18 Maj 2023, 16:14

  • Share

Manchester City është finalistja e dytë e këtij sezoni në Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka shpërtalluar në të gjithë drejtimet Real Madridin, duke fituar 4-0 gjysmëfinalen e dytë, pasi një javë më parë skuadrat ishin ndalur në një barazim 1-1 në ‘Bernabeu’.

Në Manchester dhe konkretisht në Etihad, Bernardo Silva bëri heroin në pjesën e parë duke realizuar dy herë, pasi portieri Courtouis po bënte heroin. Në vijim pritej një reagim i ‘galaktikëve’ dhe kampionëve në fuqi, por ‘citiziens’ vranë çdo shpresë me Akanjnin, ndërsa në fund realizoi edhe Julian Alvarez.

Pas ndeshjes trajneri i Realit Carlo Ancelotti tha se ‘nuk duhet bërë dramë eliminimi, pasi Manchester City e meritoi’, ndërsa këmbënguli që sezonin e ardhshëm do vijojë të jetë trajner i ‘galaktikëve’ pavarësisht se flitet se mund të shkojë te Brazili. Sakaq trajneri spanjoll i City-t Guardiola ishte shumë i lumtur që skuadra arriti finalen e dytë në histori të Champions League brenda 3 viteve, por shtoi se ‘kundër Interit do të duhet një përgatitje speciale, pasi italianët janë gjithmonë të vështirë’.

Finalja e Champions League mes Manchester City dhe Interit që eliminoi Milanin, do të luhet më 10 qershor në stadiumin Ataturk të Stambollit, që ka një kapacitet prej 72 mijë vendesh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 22/05/2023 14:49

    INTERI NJE HERE E KA ELIMINUAR GUARDIOLEN NE KULMIN E BARCELONES...NUK ESHTE CYTI I SOTEM ME I MIRE SE BARCELONA E 2010..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?