Seferovic duke festuar golin kundër Portugalisë

Portugalia pa Ronaldo-n nuk shkrep, Zvicra merr fitoren e parë! Spanja s'e fal Republikën Çeke

13 Qershor 2022, 14:05| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 14:10

  • Share

Në Ligën A të Ligës së Kombeve Portugalia pa Cristiano Ronaldon është mposhtur 1-0 nga Zvicra. Këta të fundit shijuan fitoren e parë në grup pas 3 humbjeve dhe protagonist për këtë ishte Seferovic, i cili realizoi me kokë që në minutën e parë.

Në këtë grup udhëheq Spanja, që bëri detyrën kundër Republikës Çeke, duke fituar me shifrat e pastra 2-0. Soler zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vulosi gjithçka Sarabia. Pas 4 ndeshjesh Spanja renditet e para me 8 pikë, 1 më shumë se Portugalia e vendit të dytë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?