Portugalia merr presidencën e BE-së, Zef Mazi: Shqipëria dha rezultate tani pret BE-në për veprim konktret e jo premtime

2 Janar 2021, 10:15| Përditesimi: 2 Janar 2021, 11:52

  • Share

Zef Mazi, kryenegociator i Shqipërisë për në BE i ka uruar suksese Portugalisë, e cila dje mori presidencën e gjashtëmujore të BE-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate konktere për 2021 dhe jo më premtime që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.

"Gëzuar Vitin e Ri! Mirësevjen dhe suksese Portugalisë në presidencën e BE. Shqipëria dha rezultate, plotësoi gjithë kushtet për Konferencës e parë Ndërqeveritare, pret dhe BE të japë rezultat. Premtimet vetëm vejnë në pikëpyetje kredibilitetin. Viti 2021 provë për strategjinë e zgjerimit. Optimizëm, jo zhgënjim tjetër," shkruan Mazi në postimin e tij.

Shqipëria bëri funksionale brenda dhjetorit 2020 Gjykatën Kushtetuese, një nga kushtet kryesore për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve me BE për proceset integruese.

Komento

Komente

  • Tallava: 02/01/2021 13:22

    Flamur Noka intelektual i rralle. Ne shkojme ne BE kur ai te zgjidhet Kryminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?