Portugalia e pamëshirshme kundër Andorës, Finlanda shtang Francën në Paris! 'Paqe' mes Holandës dhe Spanjës (VIDEO-Golat)

12 Nëntor 2020, 11:31| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:03

  • Share

Portugalia kampione Europe është treguar e pamëshirshëm në miqësoren e zhvilluar kundër Andorës, pasi e ka shpërtalluar me shifrat 7-0. Seria e golave nisi që në minutën e 8 me Neto-n, por njeriu i ndeshjes ishte Paulinho me ‘dopietë’. Në listën e golashënuesve nuk mungoi as Cristiano Ronaldo që në minutën e 85 dërgoi topin në rrjetë.

Befasia më e madhe nga miqësoret erdhi në Paris, aty ku kampionët e Botës, Franca, u mposht 0-2 nga Finlanda. Edhe pse Deschamps kishte zgjedhur të bënte disa eksperimente sërish disfata në Stade de Paris nuk la një shije të mirë. Golat për Finlandën u shënuan të dy në pjesën e parë.

Ndryshe nga Franca, Italia e Roberto Mancini-t, që aktualisht është pozitiv me koronavirus, vijon të dhuroi paraqitje tejet mbreslënëse. ‘Axurrët’ fituan 4-0 kundër Estonisë, me golat të cilët u shënuan nga tre autorë të ndryshëm. Serinë e nisi Grifo, më pas në pjesën e parë do të realizonte edhe Bernandeschi, ndërsa në fraksionin e dytë Grifo sërish dhe më pas Orsolini stampuan shifrat përfundimtare.

Edhe pse me një rezultat minimal 1-0 miqësoren e ka fituar edhe Gjermania. Kundër Çekisë mjaftoi goli i Ëaldschimdt në minutën e 13. Sakaq për Belgjikën ka qenë e mjaftueshme ‘dopieta’ e Batshuayi për të mposhtur Zvicrën 2-1. Ndërkohë fitues nuk ka patur në supersfidën mes Holandës dhe Spanjës, pasi 90 minutat janë mbyllur 1-1. Fillimisht realizoi ‘La Roha’ me Canales, ndërsa më pas ‘tulipanët’ barazuan me Van de Beek.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?