Portieri shqiptar Etrit Berisha

Portieri i kombëtares i mërzitur në Torino, Empoli hidhet në sulm për 34-vjeçarin shqiptar

28 Gusht 2023, 15:51| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 15:52

  • Share

Etrit Berisha ka nisur sezonin e tretë te Torino, por 34-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të lëvizë në këto ditë të fundit të merkatos.

Sportmediaset shkruan se Empoli është i interesuar për portierin shqiptar, pasi nuk ka garanci në prapavijë. Ende nuk dihet formula që Empoli kërkon ta transferojë, por vetë futbollisti që prej sezonit të kaluar kërkonte me patjetër të lëvizte, pasi minutat në Torino i ka me pikatore.

Gjithsesi Empoli nuk ka dhe shumë kohë në dispozicion, pasi më 31 gusht mbyllet merkato në Europë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?