Porti i Vlorës i rikthehet normalitetit, sistemi TIMS punon me kohë të plotë (VIDEO)

14 Shtator 2022, 11:24| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 14:39

  • Share

Porti i Vlorës i është rikthyer normalitetit. Sistemi TIMS është në funksion të plotë duke mos krijuar radhë në 160 pasagjerë që kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me tragetin e linjës Brindizi-Vlorë.

"Nuk kemi pasur vonesa. Se dimë që ka pasur probleme por sot çdo gjë shkoi mirë"- u shprehën udhëtarët.

Sipas autoriteteve portuale orej dy ditësh sistemi funksionon me kapacitet të plotë sa i përket regjistrimit të udhëtarëve.

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një moment shkëputje, por është rikthyer pas pak minutash dhe nuk është dashur të vijohet me regjistrimin manual.

Sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?