Oliver Varhelyi dhe Enkelejd Alibeaj

Porti i ri në Durrës, Varhelyi i përgjigjet Alibeajt: Fondi i BE shkon në Porto Romano! Komisioni mbështet projektet që sjellin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

27 Janar 2023, 10:27| Përditesimi: 27 Janar 2023, 11:17

  • Share

Pyetjes së PD se pse u anulua fondi i BE për portin e Durrësit, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u përgjigj duke thënë se granti do të shkojë në Porto Romano. Në një letër për kreun e grupit parlamentar të PD, Varhelyi garantoi se BE mbështet projekte investimi në Porto Romano duke shtuar se është objektiv i përbashkët zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. 

Duke qenë se porti i Durrësit do të transformohetnë në investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, fondi i BE prej 28 milionë euro që do të shkonte në portin e Durrësit  për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit do të kalojë si investim në Porto Romano.

Komisioneri për Zgjerimin thekson se "Komisioni Evropian i kushton rëndësinë më të madhe përputhshmërisë me standardet e marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe BE-së". 

Kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e treta, qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë dhe ai është ngritur vazhdimisht, përfshirë edhe Këshillin e fundit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri që u zhvillua në mars 2021.

Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, duke përfshirë edhe marrëveshjet e lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë për prioritetet e investimeve. Sigurisht që ne i kemi ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me Projekti i Portit të Durrësit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, aktivitetet e Portit të Durrësit janë planifikuar të zhvendosen në Porto Romano. Si rezultat i modifikimit në projekt dhe ndryshimi të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur për investimin në këtë projekt specifik.

Komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e ri komercial të zhvillimit të Porto Romanos nëse kërkohet. Është objektivi ynë i përbashkët për të mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë", thuhet në letrën e Varhelyi.

Letra e Varhelyi për Alibeajn

Në përditësim...

Komento

Komente

  • Arbërori: 27/01/2023 13:33

    Varhelyi Klyshi i Putinit e mbron shkatrrimin e Shqipëris…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?