Porti i Durrësit/ Hoxha në ‘Pa Protokoll’: Korrupsion! Xhelili: Marrëveshje model, përfitim për Shqipërinë! Cara: Zero Transparencë

18 Nëntor 2022, 22:36| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 07:01

  • Share

TIRANË- Porti i Durrësit ka qenë kryefjala e skenës politike prej më shumë se një jave, por çfarë fshihet pas këtij porti, kush ka të drejtë opozita apo maxhoranca? Ky ka qenë fokusi i diskutimit në emision ‘Pa Protokoll’ në Report Tv nga Anduela Ndreu.

Deputeti demokrat Flamur Hoxha thotë se kërkesa për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar lë hije dyshimi duke e cilësuar si aferën e radhës së qeverisë. Hoxha thotë se nuk projekti nuk është aq ’madhështor’ si e paraqet PS, pra jo një Marinë, por thjesht një kompleks banimi me qendra tregtare.

Deputeti thekson se sipas marrëveshjes, investitori është gati të hedhë fillimisht 80 mln euro për fazën e parë, 80 milionë euro të tjera do i marrë kredi, ndërsa pjesa tjetër e investimit do bëhet përmes shitjes së apartamenteve. Fitimet që do të marrë qeveria, Hoxha thotë se do jenë 280 milionë euro për 20 vite, një shifër e vogël krahasuar me vlerën e Portit të Durrësit.

“Flasim për Marinë, s’ka Marinë, kompleks banimi dhe qendrash tregtare. Rreth 13 mijë apartamente, 1.4 mln katrorë ndërtim. 90% e investimit shkon për banim. Kemi një port që është gati, do bëhen molet dhe do ankorohen 270 jahte. Nëse do ishte marina dhe Lungo Mare ta bëjmë. Flasim për 2 mld euro, flasim për 20 vite. Po ta pjesëtosh sikur gjithçka të shkojë në rregull kemi një investim vjetor 100 mln euro në vit për 20 vite. Do investojnë 80 milionë euro, do marrë 80 mln euro kredi. Do fillojë të ndërtojë shit, në 20 vite. Aset rreth 600 mln euro, ja japim dikujt dhe nëse gjithçka shkon në rregull, në 20 vite do marrë 280 mln euro ndarje nga dividenti, nëse do e ndajë”, tha Hoxha.

Për deputetin socialist Armand Xhelilin projekti i Portit të Durrësit sjell të mira ekonominë e vendit, ku edhe shteti do të përfitojë 33% të aksioneve. Ai theksoi se do ndërtohen dy pjesë në port, një për ankorimin e jahteve dhe një për mallrat.

“Durrësi nuk do ketë shuarje porti. Do jetë një qytet me porte, një tregtar dhe një port që do ankorohen tragetet, për pasagjerët dhe plus kësaj do ketë ca kredinciale të tjera që nuk i ka asnjë port në Ballkan. Po flasim për një investim shtesë. E dyta, po ti shihni shifrat vetëm nga taksat dhe tatimet. 1 mld taksa, që në buxhetin e shtetit quhet fitim. Të gjithë investitorëve strategjik ua ke dhënë tokën pa lekë, ne po marrim aksione. Do kesh gjithë jetën të ardhura, s’po e llogarisim se shteti shqiptar do posedojë katër hotele me pesë yje dhe do marrë gjithmonë të ardhura. Pavarësisht financimeve në kapital që mund të bëjë shoqëria, përqindjet e kuotave të shtetit nuk ndryshon. Marrëveshje model”, tha Xhelili.

Kreu i PD në Durrës, Igli Cara tha se qeveria nuk ka bërë transparencë dhe se kalon me procedurë të përshpejtuar një projekt shumë të rëndësishëm. Sipas tij, ky projekt është dhënë pa garë dhe po i falet toka investitorit.

“Nuk mund të japësh një prona pa garë. Ta falësh. Përfaqësuesit e BE kanë kërkuar transparencë. Rama ka qenë i pasinqertë. Është Alabbar me familjen e tij, nuk është Emar. Tha do investohen 2.1 mln euro. 180 mln euro nga kompania, 80 mln euro investim, 80 hua nga banka. Pjesa tjetër do gjenerohet nga të ardhurat. Gënjeshtër. I pavërtetë kur deklaronte se kjo firmë është e suksesshme në Beograd, të gjithë e dimë që dështoi. Bëhet fjalë për 480 apartamente, ndërhyn aq shpejt. Transparenca zero. Sillet dhe kalon për 12 ditë një projekt kaq i rëndësishëm, një aset kombëtar. Si mund të falësh një pasuri 3.8 mld euro”, tha Cara.

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 19/11/2022 02:44

    Marrveshje moderne me serborus, a je normal ti njeri i prishur o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?