Porositën trena 260 milionë euro por nuk i zënë tunelet, dorëhiqen dy zyrtarë të lartë në Spanjë

22 Shkurt 2023, 08:37| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 10:16

  • Share

Dy zyrtarë të lartë të transportit hekurudhor në Spanjë kanë dhënë dorëheqjen pasi i kanë shkaktuar një dëm prej rreth 260 milionë eurosh shtetit. Ata kanë porositur trena të cilët nuk mund të kalonin përmes tuneleve standarde në dy krahina në veri të vendit, Asturia dhe Cantabria.

Presidenti i Operatorit Kombëtar të hekurudhave në Spanjë, Isaias Taboas dhe Sekretarja e Shtetit për Transportin, Isabel Pardo de Vera, i kanë dorëzuar dorëheqjet ministres së Transportit, Lëvizshmërisë dhe Axhendës Urbane, Raquel Sanchez.

Qeveria spanjolle tha se problemi ishte pikasur në kohë për të shmangur humbje të tjera parash. Sidoqoftë, krahina e Cantabrias ka kërkuar dëmshpërblim.

Institucioni i porositi trenat në vitin 2020, por një vit më pas, kompania prodhuese, CAF, kuptoi se përmasat që i ishin dhënë ishin të pasakta dhe ndërpreu punimet.

Rrjeti hekurudhor në veri të Spanjës është ndërtuar në shekullin XIX dhe tunelet në terrenin malor nuk kanë përmasat standarde të kohës së sotme. Si pasojë e këtij gabimi, trenat do të dorëzohen në vitin 2026, dy vite më vonë se afati paraprak i vendosur.

 

 

.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?