Ndeshja e Kombëtares së Islandës ndaj Argjentinës

Populli më futbolldashës, 99.6% e islandezëve ndoqën ndeshjen e kombëtares së tyre ndaj Argjentinës

19 Qershor 2018, 05:20| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 06:20

  • Share

Populli i Islandës vazhdon të surprizojë me interesin e tij në lidhje me kombëtaren e futbollit, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në Kupën e Botës.

Edhe pse një vend i vogël me populli 335 mijë e 252 banorë, islandezët kanë treguar përkushtim dhe pasion të madh për skuadrën e futbollit duke thyer një rekord.

Sipas Federatës së Futbollit të Islandës, plot 99.6% e islandezëve u ulen para televizorit të shtunën në mesditë për të ndjekur ndeshjen debutuese të Islandës kundër Argjentinës.

“Shpesh flitet për faktin se i gjithë populli qëndron pas djelmoshave tanë, kjo mund të konfirmohet sot: 99.6% e të gjithë njerëzve që po shikonin televizion në Islandë gjatë ndeshjes Argjentinë vs Islandë në Kupën e Botës në Rusi, po e shikonin ndeshjen”, shkroi FFS në Twitter.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?