‘Ponder’, programi që nxit mendimin kritik tek të rinjtë! 5 më të mirët do zhvillojnë praktikë në mediat shqiptare

6 Korrik 2023, 22:00| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 22:13

  • Share

Nuk kanë lidhje me median, por falë angazhimit në projektin “PONDER” për nxitjen e mendimit kritik, nesër mund të jenë gazetarët e ardhshëm. Konkursi “Kritikët e Rinj” zbuloi 5 të rinjtë më të mirë, që u përfaqësuan me ese, në mesin e dhjetëra aplikantëve.

“Gazetaria është shumë e rëndësishme, media është shumë e rëndësishme. Është një luftë e përbashkët që shkon përtej asaj diplome që të garanton që ti je gazetar”, tha një fitues.

“E mora thjesht si një zbavitje për disa ditë, por kur u futa në brendësi të PONDER, mësova shumë gjëra. E mora me seriozitet se e dija që kjo gjë në jetën time do më duhej”, tha një tjetër.

Përmes një memorandumi bashkëpunimi mes AMA-s, Unionit të Gazetarëve dhe ALBICT, të rinjtë e programit “PONDER”, do të kenë mundësi të bëjnë praktika profesionale pune në mediat shqiptare.

Për kryetaren e AMA-s Armela Krasniqi, programe të tilla përmirësojnë dhe rrisin efikasitetin e lajmit dhe perceptimin e të rinjve për median.

“Unë e kuptoj se pas disa vitesh do të kemi njerëz më të formuar që do të dinë ta lexojnë lajmin, por çfarë ndodh me këtë gjeneratën që është në mes? A mendon njeri? Çfarë ndodh me këtë gjeneratën që është në mes? Çfarë ndodh me këtë gjeneratë që rrin gjithë ditën në Tik-Tok dhe vjen në darke në shtëpi dhe flet për një avion Rus që ka bërë namin? E shikoni si shkon propaganda dhe si përhapet ajo tek fëmijët e vegjël? Prandaj besoj fort që projekte të tilla i shërbejnë të gjithëve”, tha kryetarja e AMA-S, Armela Krasniqi.

Për kryetarin e Bordit të ALBICT, Kushtrim Shala interesi i lartë i të rinjve, për t’iu bashkuar nismave të tilla, tregon nevojën për të qenë edhe ata pjesë e zhvillimit të medias

“Ka një mision për nxitjen e mendimit kritik për sa i përket analizës së mediave. Për atë që ata lexojnë çdo ditë në median sociale, moderne, tradicionale. Programi ka dhe një mekanizëm të veçantë që bën ndërlidhjen e medias me të rinjtë e talentuar për ti angazhuar në punë, përmes praktikave të ndryshme”, tregoi Kushtim Shala,  Kryetari i Bordit të ALBICT.

Konkursi organizohet nga ICTSLab me mbështetjen e UNICEF Albania dhe Qeverisë Italiane.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2023 02:21

    Program i mire,por pak larg realitetit.Zakonisht mendimi kritik ne mediat shqiptare ruhet per kundershtarin,tradhetarin,ose rivalin,rallehere per /te tute/e zakonisht varet nga preferencat e merite e boseve ne lidhje me politiken,qe japin dhe pagat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?