Pompeo letër Kurtit: Hiqeni taksën që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

13 Shkurt 2020, 10:55| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 12:07

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka shkruar një letër kryeministrit Albin Kurti në të cilën ai i kërkon që të heq taksës ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentumin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në letrën sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e me këtë, sipas Pompeos, Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Pompeo shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.

“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”- shkruan Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari: 14/02/2020 09:47

    Edhe Kurti do e mesoj cka eshte shteti e pushteti,se jo qe nuk e dinin Hashimi e Ramushi,por nuk ju shkon fjala sic nuk do ju shkoj as Juve te "ditureve" actual.Atdhetaria nuk matet,po deshmohet,Hashimi e Ramushi9 jane deshmuar atdhetar, nuk ka asnje arsye qe dikush I papervoje e I pa deshmuar, tash t'i mat sa jane "atdhetar"

    Përgjigju
  • Emi: 13/02/2020 14:42

    Po amerika per se nuk ju hek saksjonete si ju ka vun shum shtetve ne bote?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?