Polovina zbardh misteret për Avni
Rustemin, ja alibia për vrasjen

5 Qershor 2016, 18:34| Përditesimi:

  • Share
Vrasja e Avni Rustemit me 20 prill 1924, pak javë para revolucionit të qershorit, ende mbart në vetvete shumë mistere. Në librin e tij “Krisma në parlament”, studiuesi Ylli Polovina i kushton ngjarjes një analizë të veçantë, ky interpretimi sillen në dy boshte, Ahmet Zogu në Tiranë dhe njerëzit e Nikolla Pashiçit në Beograd. Studiuesi Polovina trajton sipas këtij këndvështrimi këtë ngjarje të bujshme të 1924...-s

I quajturi Revolucion Demokratik i Qershorit 1924, shpërtheu prej tre “dinamiteve”, të vendosura ngjeshur: brenda 56 ditëve. Secila nga këto mina për destabilizim total, shthurje tërësore të rendit apo rënie në luftë civile, qe rreptësisht e përllogaritur nga një qendër e specializuar për veprime të tilla. Që të treja janë në rol të qartë antishqiptar., Polovina analizon së pari antentatin kundër Ahmet Zogut, i cili prej ekzekutorit, të riut lavdikërkues Beqir Valteri, u krye qëllimisht tek shkallët e parlamentit.
 
Zogu ato çaste qe një kryeministër legal i Shqipërisë, i zgjedhur dhe i votuar. Tre plumbat mbi të u shtinë para godinës më përfaqësuese të një shteti dhe kjo u bë për të përcjellë mesazhin e turpërimit njëherësh të dy simboleve të tij, qeverisë dhe parlamentit, nënvizon Polovina duke komentuar se nësë kjo do të ndodhte, shqipëria do te mbulohej kryq e tërthor me zjarr e hekur.
 
Sipas Ylli Polovinës Ahmet Zogu u është dashur shumë jugosllavëve dhe pas tyre vetë britanikëve. Ai u kishte premtuar anglezëve naftën shqiptare. Ndërkohë atentati ndaj kryeministrit u krye si një imitim i keq, vulgar, i aktit heroik të Avni Rustemit kundër Esat Pashë Toptanit në mes të Parisit, thotë me tej Polovina. Në librin e tij studimor Polovina i argumenton idetë e tij tij në dy dokumentet arkivore, ku mes tyre vecojmë një letër të mbyllur të Ministrisë së Jashtme Shqiptare dërguar tërë legatave të saj nëpër botë.  Në 24 prill vijuan homazhet në Spitalin e Shtetit dhe presioni ndaj qeverisë e Ministrisë së Brendshme që të kapnin fajtorin. Gazeta “Politika” doli me kryeartikullin “Përse vritet e zhduket Avni Rustemi. Ndërkohë, edhe pse ende e pa shprehur publikisht nga ndonjë politikan i rëndësishëm i opozitës apo e shkruar në gazeta, flitej që u vra nga një farë mullixhiu, Jusuf Reçi.
 
Polovina shkruan se në 25 prill ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë u dërgoi këtë kabllogram legatave në Gjenevë, Paris, Romë, Athinë, Londër:

“..Kam nderin t’ju dërgoj kopjen e një letre marë prej Legatës s’onë në Beligrad në të cilën përshkruhen të gjitha intrigat e qeverisë jugosllave me të cilat përpiqet të na ngatërresa të brendshme dhe të largojë caktimin e pjesës së fundit të vijës kufinore që kësisoj të sigurojë një solucion në favor të saj. Ju lutem që me rastin e parë t’inspironi nga argumentat që përmban letra në fjalë për të nxjerrë në shesh qëllimet e fshehta të qeverisë jugosllave dhe kësisoj të provoni sinqeritetin e qeverisë shqiptare...”.

Bashkë me firmën e tij në fund të tekstit të letrës së mbyllur për çdo shef legate ministri Iljaz Vrioni shkruante edhe fjalët “Pranoni të falat e mija”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?