Kombëtarja e 21-vjeçarëve

Polonia shumë e fortë, Shpresat U-21 humbasin me 2 gola në Antalia (VIDEO)

27 Mars 2023, 17:10| Përditesimi: 27 Mars 2023, 17:12

  • Share

Kombëtarja shqiptare U-21 humbi sot 2-0 me moshatarët e Polonisë në testin miqësor të zhvilluar në Antalia. Me fillim më 15:00, Alban Bushi hodhi në fushë këtë formacion: Simoni, Medon Berisha, Buxhelaj, Dajko, Ismaili, Kurtulan, Mitaj, Pajaziti, Preka, S. Shpendi dhe Toçi.

Përballja nisi mirë për polakët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 11-të me Musialowksi. Nga brenda zone dhe me të majtën, sulmuesi mposhti Simon Simonin. Me kalimin e minutave, tanët reaguan dhe patën disa aksione shënimi po pa konketizuar përballë Bakowskit.

Në minutën e 81-të, ka qenë Wlodarczyk që pas një aksioni nga e djathta e sulmit ka shënuar golin e dytë për Poloninë. Kuqezinjtë e Bushit duket se nuk e patën fuqinë e duhur që në këtë 90 minutësh të siguronin një rezultat më të mirë.

Pas fitores 2-0 me Azerbajxhanin disa ditë më parë në miqësoren e parë në Turqi, kuqezinjtë nuk kanë bërë mirë në duelin e dytë me polakët. Kujtojmë se sot në 20:45 Kombëtarja A e Shqipërisë luan sot me Poloninë në Varshavë për Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?