Policia në kufirin me Bjellorusinë

Polonia rrit forcat e sigurisë, vendos 500 policë në kufi me Bjellorusinë

2 Korrik 2023, 14:54| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 14:59

  • Share

Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski ka njoftuar se vendi do të dërgojë 500 policë në kufirin e tij me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, pasi rreth 200 persona u përpoqën të kalonin në territorin polak gjatë fundjavës.

"Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me,  vendosa të përforcoj forcat tona me një grup prej 500 oficerësh, të cilët do të bashkohen me ruajtjen e kufirit polako-bjellorusi. Ndërsa 828 policë siguruan hapjen ceremoniale të Vistula Spit, në të cilën mori pjesë presidenti i PiS”, shkroi nw twitter Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski.

Masa vjen pasi 200 persona u përpoqën të kalonin nga Bjellorusia në Poloni ilegalisht të shtunën, sipas Gardës Kufitare Polake.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur kohët e fundit pasi Varshava njoftoi se dëshiron të presë armët bërthamore të Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të Rusisë që i zhvendos armët e saj bërthamore në Bjellorusi. Ndërkohë, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kritikoi Perëndimin për "përshpejtimin e armatimit" të Polonisë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?