Zyrtarët polakë kanë refuzuar ofertën e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, duke thënë se ky do t'i jepej më së miri Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Gjermania i ofroi Polonisë avionë Eurofighter dhe sisteme mbrojtëse Patriot për të ndihmuar Varshavën të mbrojë hapësirën e saj ajrore, raportojnë mediat e huaja.
Polonia, e cila ndan një kufi me Ukrainën, u godit javën e kaluar nga një raketë endacake e lëshuar me sa duket nga forcat mbrojtëse të Kievit.
Varshava më parë dukej se po shqyrtonte ofertën nga Gjermania, por ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak tani ka thënë: "Pas sulmeve të mëtejshme raketore ruse, i kërkova Gjermanisë që bateritë Patriot të ofruara në Poloni të transferoheshin në Ukrainë dhe të vendoseshin në kufirin e saj perëndimor.Kjo do të mbrojë Ukrainën nga vdekjet dhe ndërprerjet e mëtejshme dhe do të rrisë sigurinë në kufirin tonë lindor”.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje
S.S/ReportTv.al