Bota

Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

30 Tetor 2021, 08:09| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 08:21

  • Share

Parlamenti i Polonisë ka votuar për ndërtimin e një muri në kufirin e tij me Bjellorusinë për të bllokuar fluks emigrantët që po hyjnë ilegalisht në Poloni.

Mijëra njerëz - kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia - janë përpjekur të kalojnë kufirin e Polonisë muajt e fundit.

Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro. Legjislacioni tani do t’i kalojë presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

Muri - i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi - do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme. Polonia thotë se aktualisht rreth 500 njerëz në ditë bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht në territorin e saj nga Bjellorusia.

BE-ja thotë se Bjellorusia e lehtëson kalimin e migrantëve në shtetet fqinje të BE-së, në përgjigje të sanksioneve. Blloku evropian ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?