Lufta/ Kundërshtari rus Kara-Murza është në izolim në Siberi! Polonia: Do të krijojmë korridore për tranzitin e grurit ukrainas

24 Shtator 2023, 15:59| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 16:34

  • Share

Politikani rus i opozitës, Vladimir Kara-Murza, i dënuar me 25 vite burg i akuzuar për tradhti dhe për denoncimin e ofensivës së Moskës në Ukrainë, do të duhet të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë maksimale në Siberi. Kështu deklaroi avokati i tij.

“Vladimir Kara-Murza u dërgua në koloninë penale të sigurisë maksimale IK-6 në Omsk për të vuajtur dënimin e tij”, shkroi avokati i tij Vadim Prokhorov në Facebook. 

Polonia ka përgatitur korridoret tranzitore përmes të cilave Ukraina mund të eksportojë grurin e saj në vendet që kanë nevojë për të.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Polonisë Andrzej Duda, siç është raportuar nga presidenca polake për median Tvp1 në Duda

Ora 18:38
Kryetarja e Parlamentit Lituanez, Nielsen: Nëse Ukraina nuk fiton, do të jetë një katastrofë gjeopolitike

1695573519_kjgh.jpg

Kryetarja e Parlamentit Lituanez, Viktorija Cmilytė-Nielsen, tha se nëse Ukraina nuk fiton ndaj Rusisë atëhere do të jetë një katastrofë gjeopolitike.

Ajo tha se lufta i kujtonte asaj se liria, demokracia dhe përkatësia në Evropë nuk ishin vlera që duheshin marrë si të mirëqena.

"Lufta e Rusisë kundër Ukrainës na kujton se liria, demokracia dhe përkatësia në Evropë nuk janë vlera që duhen marrë si të mirëqena. Do të ishte naive të besojmë se ne jemi të sigurt ndërsa Ukraina vuan. Ukraina duhet të arrijë fitoren: vetëm kjo do të jetë në gjendje për të shmangur pasoja të rënda gjeopolitike”, tha Nielsen, gjatë një fjalimi të mbajtur sot gjatë një vizite në Letoni.

Ora 18:26
Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste

1693496497_av.jpg

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka hedhur poshtë mundësinë për paqe të afërt me Ukrainën, por edhe marrëveshjen për lejimin e eksportit të grurit përmes Detit të Zi.

“Kjo është tërësisht e pamundur”, tha Lavrov për një plan paqeje prej 10 pikash të nxitur nga Kievi, duke shtuar se “Nuk është e mundur të zbatohet kjo. Nuk është realiste dhe të gjithë e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, ata thonë se kjo është baza e vetme për negociata”, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Ai u theksoi se konflikti do të zgjidhet vetëm në fushën e betejës nëse Kievi dhe Perëndimi do të vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim.

Ora 16:05
Rusi: Kundërshtari Kara-Murza dërgohet në burgun e sigurisë maksimale në Siberi

1695564344_984354.jpg

Politikani rus i opozitës, Vladimir Kara-Murza, i dënuar me 25 vite burg i akuzuar për tradhti dhe për denoncimin e ofensivës së Moskës në Ukrainë, do të duhet të vuajë dënimin e tij në një burg të sigurisë maksimale në Siberi. 

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij.

“Vladimir Kara-Murza u dërgua në koloninë penale të sigurisë maksimale IK-6 në Omsk për të vuajtur dënimin e tij”, shkroi avokati i tij Vadim Prokhorov në Facebook. 

Omsk ndodhet rreth 2700 kilometra në lindje të Moskës në Siberinë jugperëndimore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?