Një uzinë bërthamore në Gjermani, fotografi ilustruese.

Polonia arrin marrëveshje për ndërtimin e uzinës së dytë bërthamore

31 Tetor 2022, 21:11| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 21:14

  • Share

Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që kompania jugkoreane KHNP të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore të Polonisë.

Ky njoftim vjen tri ditë pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se kompania amerikane, Westinghouse u zgjodh për të ndërtuar uzinën e parë bërthamore të shtetit në Çozevo, në Detin Baltik.

Marrëveshja e 31 tetorit është midis KHNP-së dhe partnerëve nga Polonia PGE dhe ZE Pak, dhe Qeverisë polake.

Kjo uzinë është paraparë të ndërtohet në Patnov. Qeveria e Polonisë pritet të diskutojë gjatë kësaj jave sa i përket programit civil bërthamor të shtetit.

Varshava për vite të tëra ka planifikuar një program, por çështjet e sigurisë energjetike kanë shtuar urgjencën e një programi civil bërthamor pas tensioneve me Rusinë lidhur me pushtimin e saj të Ukrainës. Uzina për prodhimin e rrymës nga kompania amerikane Westinghouse parashihet të nisë më 2033./REL

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?