Mariusz Kamiński

Poloni/ Ish-ministri i Brendshëm dënohet me dy vite burg, akuzohet për korrupsion

20 Dhjetor 2023, 22:28| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 22:32

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm polak Mariusz Kamiński është dënuar me dy vjet burgim. Vendimi u dha këtë të mërkurë nga Gjykata e Qarkut të Varshavës në shkallën e dytë.

Politikani abuzoi me kompetencat e detyrës së tij ndërsa ishte kreu i autoritetit anti-korrupsion CBA në qeverinë konservatore nacionaliste të asaj kohe të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Me dy vjet burg u dënua edhe ish-nënkryetari i CBA-së, Maciej Wąsik.

Të dy politikanët e PiS-së u ndalohet të mbajnë poste publike për pesë vjet dhe humbasin vendet e tyre në parlament.

Arsyeja e dënimit ishte një rast i zbuluar në vitin 2007, në të cilin zyra e Kaminskit dyshohet se qëllimisht orkestroi një rast korrupsioni për të diskredituar ministrin e atëhershëm të Bujqësisë Andrzej Lepper.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?