Politikani polak Kobosko: Polakët u larguan të tmerruar dhe të tronditur

16 Nëntor 2022, 10:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 10:57

  • Share

1668592537_Michael.PNG

Pasi Polonia u godit nga një raketë ditën e djeshme, ku mbetën të vrarë dy persona, liderët e G7 dhe NATO-s zhvilluan një takim urgjent.

Një politikan i partisë opozitare polake, Michael Kobosko, thotë se incidenti i ka lënë polakët "të tmerruar" dhe "të tronditur".

Duke folur për BBC, Michael Kobosko, nënkryetar i partisë opozitare polake Polska, thotë se edhe pse Polonia është në kufi me Ukrainën, njerëzit nuk e kishin parashikuar një incident të tillë.

Ai shpreson se takimi i udhëheqësve të G7 dhe NATO-s në Varshavë do t'u japë atyre më shumë informacion në lidhje me incidentin, duke përfshirë edhe llojin e raketës.

Ai shton se pavarësisht nëse raketa është ruse apo ukrainase, "rusët do ngelen fajtorë" për incidentin, pasi dje kanë nisur një valë sulmesh ndaj Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?