Polonia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, polaku gjendet në Qerret të Durrësit

1 Mars, 09:58| Përditesimi: 1 Mars, 10:14

  • Share

Durres- Një shtetas polak I shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Qerret të Durrësit. Sebastian Bijak, 42 vjeç ishte dënuar në Poloni, me 13 vjet burg.

Arrestimi I ti u krye si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 4”.

"Gjykata e Varshavës-Pragës e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për krime në fushat e armëmbajtjes pa leje, mashtrimit dhe posedimit të sendeve të vjedhura, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal, vepra këto të dënuara sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë" informoi sot policia e shtetit.

Interpol Tirana dhe Interpol Varshava po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?