Makina e djegur

Policit serb në veri të Kosovës i djegin makinën! Kurti në Leposaviç, takohet me kryetarin e ngujuar, Hetemi

3 Prill, 13:58| Përditesimi: 3 Prill, 14:00

  • Share

Një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës, sot i është djegur automjeti në Mitrovicë të Veriut.

“Rreth orës 05:30 është djegur një veturë para një ndërtese. Ende nuk kemi të dyshuar”, konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një polic me kombësi serbe, i cili nuk ishte larguar nga puna në nëntor të vitit 2022, kur serbët në mënyrë masive u larguan nga institucionet e Kosovës.

Muajin e kaluar u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, po sot, për vizitë në veri të Kosovës ishte kryeministri Albin Kurti 

Ai u ndal në Leposaviç ku u takua me kryetarin Lulzim Hetemi i cili prej muajsh është ngujuar në zyrën e tij.

Pas disa ditësh në katër komunat veriore do të votohet për shkarkimin e kryetarëve aktualë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?