Përdorte fenelina policie, ndëshkohet ministrja! Paguan dyfishin e gjobës

10 Nëntor 2023, 13:28| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 14:53

  • Share

TIRANË- Policia e Shtetit ka gjobitur me 40 mijë Lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. 

“Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit.

Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”-njofton policia.

Shoferi i ministres nuk ka kundërshtuar por ka pranuar të paguajë dyfishin e gjobës.

1699618778_gjoba.jpg

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/11/2023 01:45

    Ligji mund t'ja ndaloje,por per mendimin tim eshte gabim,ne te fundit eshte ministre.Po nuk i mbajten fenelinat ministrat e lart,kush duhet t'i mbaje?! Bejne a po nuk bejne pjese ne grupin e zyrtareve te larte te shtetit?!

    Përgjigju
  • Safet Bizhga: 10/11/2023 22:29

    Shum mirë ja kanë bërë ministres, por sot problem janë sekretaret e ministrave dhe zv.ministrave që xhirojnë gomat, parkojnë ku t'ju doj mender tezja dhe nuk ka burrë nëne te ko.unikoj me to.Turp kush i mban këto shtriga. Për 5 min policët shprehen sikur skenë parë asgjë.

    Përgjigju
  • Ragip: 10/11/2023 15:54

    Bravo policis! Meqe ministrja nuk paska të drejtë,po gangsterët,e Qyteteve kane te drejte të mbajnë feneline apo tabelë ndalues?po lolici Rrugor a ka të drejte me sirena ,qe terrorizojne shoferet,gjdo 10 minuta levizin pa asnje problemi qarkullojnë nga Fush-Kruja Thoman ne mes te rruges ne vijat pa mbarim me çfar drejte kanë apo janë policë! Po nje shofer ta shkeli lëre qe te ndalon,por pa pik turpi të thotë ke shkelur policin jo vijen e bardhë,ju të mediave ivestigoni.

    Përgjigju
  • Cncnf: 10/11/2023 13:50

    Neni 247 Mbajtja pa të drejtë e uniformës Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?