Policia ‘zhbllokon’ varkat artizanale në lumin e Shalës! Pronarët e bujtinave: Aksioni solli ndikim negativ në turizëm

1 Gusht 2023, 16:10| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 21:36

  • Share

Me dhjetëra turistë vizitojnë çdo ditë lumin e Shalës në Vaun e Dejës.

Varkat artizanale që u bllokuan gjatë muajit korrik nga policia për shkak se nuk plotësonin kushtet e sigurisë, sot lundrojnë lirshëm. Ndërsa një patrullë policie qëndron në gatishmëri në Koman për kontrollin e dokumentacionit.  

Pronarët e varkave dhe të bujtinave thanë se aksioni policor ka dhëne efekt negativ në turizëm.

 “Qysh që filloi aksioni thuajse ka patur reflektim rreth 80%, që nga dita e parë se është pjesa e Valbonës dhe pjesa e bujtinave të tjera. Hala është ai koncepti se shumë njerëz e kanë parë anulimin si diçka që ju ka ecur krejt keq. Ka pas probleme jo vetëm për Lumin e Shalës por edhe për Valbonën dhe Thethin sepse është diçka që vjen zinxhir”- tha ai.

Në Temal janë ngritur rishtazi bujtina, por sfidë mbetet plotësimi i kushteve për turistët, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Një tjetër shqetësim është rruga e paasfaltuar nga Vau i Dejës deri në Koman.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?