Policia ushtarake

FOTOT/ Policia ushtarake në gatishmëri të plotë, Peleshi: Nivel i lartë përgatitjeje gjatë stërvitjes njëjavore

28 Tetor 2023, 17:39| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 17:44

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, Policia Ushtarake gjatë stërvitjes njëjavore në Bazën Detare të Pashalimanit, ka demonstruar një nivel të lartë të përgatitjes.

Përmes një postimi në “facebook”, Pelshi bën me dije se efektivët kanë praktikuar teknika me qëllim mbajtjen e gatishmërisë operacionale.

“Trupat e Policisë Ushtarake demonstruan nivel të lartë përgatitjeje gjatë stërvitjes njëjavore "Limani-23" në Bazën Detare të Pashalimanit. Efektivët praktikuan taktikat dhe teknikat që përdoren në ngritjen e pikave të kontrollit dhe operacionet e patrullimin në zonat urbane, duke testuar kapacitetet e deklaruara me qëllim mbajtjen e gatishmërisë operacionale”, shkruan ministri i Mbrojtjes në faqen e tij.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 28/10/2023 19:46

    O pelesh ata e kane mendjen te mbjellin lule kanabisi jobte ushtria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?