Policia tregon si u plagos efektivi në Tiranë: Po ndiqnin një person të armatosur, agresori hapi zjarr në drejtim të 'Shqiponjave'

20 Shtator 2023, 19:40| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 19:45

  • Share

Policia e shtetit ka reaguar në lidhje me plagosjen e efektivit të Shqiponjave në Tiranë Edlir Alleshi gjatë ndjekjes së një personi që levizte me armë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.


Lajmi kryesor:

U ndalua nga patrulla e ‘Shqiponjave’ në Tiranë, i armatosuri plagos me dy plumba në bark efektivin që po e kontrollonte! Identifikohet autori (EMRAT)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?