Kanabisi i sekuestruar nga policia

Kronikë

Policia sekuestron 15 kg kanabis në Lezhë, pranga tre të rinjve

12 Nëntor 2021, 11:39| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 11:49

  • Share

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona mesditën e sotme në kuadër të një operacioni anti-drogë, ku u sekuestruan 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se në pranga kanë rënë R. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Rubiku”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Rubiku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. D., 29 vjeç, R. N., 20 vjeç dhe P. M., 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur "Ura Ushtarake", në Njësinë Administrative Rubik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet e dyshuara, me drejtues shtetasit P. M. dhe R. D.

Gjatë kontrollit të automjeteve tip "Ford" dhe tip "Nissan", të drejtuar nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. N., pasagjer në njërin prej mjeteve, shërbimet e Policisë i gjetën një peshore elektronike.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, peshorja elektronike, 3 aparate celular dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?