Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi

13 Prill, 14:16| Përditesimi: 13 Prill, 14:34

  • Share

Policia Rrugore vijon me masat e shtuara në mbarë vendin për të parandaluar aksidentet rrugore.

Tashmë që sezoni i verës po afron dhe numri i automjeteve që lëvizin në akset e vendit shtohen duke krijuar fluks makinash, që lëvizin kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane.

Gjithashtu, Rrugorja ka intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarë automatikë, me kamera dhe patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

'Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.', thuhet në njoftimin e policisë. 

Së fundmi Rrugorja e Tiranës ka goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve me qëllim shmangien e gjobave.

Ndërsa në mbarë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 27 377 drejtues mjetesh për këto shkelje:

1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;   
7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit; 
1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit; 
13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara; 
351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakim të gabuar.
562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor., thuhet në njoftimin e Policisë.
 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?