Policia Rrugore në aksion! Arrestohen 3 shoferë, pezullohen 35 patenta dhe vendosen 1052 gjoba

2 Shtator 2020, 21:59| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 22:03

  • Share

Gjatë kontrolleve në akset rrugore iu është hequr patenta 30 prej drejtuesve, për shpejtësi mbi normën e lejuar, janë vendosur 201 masa administrative për parakalim të gabuar dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Nga kontollet me dranger policia ka pezulluar 5 leje drejtimi dhe 1 është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

 131 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit.

132 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?