Policia Rrugore kontrolle në akset kryesore në Vlorë! Arrestohen 12 shoferë dhe ndëshkohen me gjobë 831 të tjerë  

28 Gusht 2023, 14:43| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 14:55

  • Share

Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Vlorë, policia ka vënën në pranga 12 shoferë, ndërsa janë pezulluar 8 patenta për drejtim të parregullt të mjetit dhe nën ndikim e alkoolit.

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:  

-Janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt;

-Janë pezulluar 8 leje drejtimi, 4 për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit.

-Janë ndëshkuar 82 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

-Janë ndëshkuar 60 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-Janë ndëshkuar 689 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Vlorë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?