Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, afro 12 mijë gjoba dhe 8 automjete të bllokuara

28 Prill, 12:16| Përditesimi: 28 Prill, 12:23

  • Share

TIRANË - Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 - 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative.

Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 8 automjete janë bllokuar.

17 Arrestime dhe procedime penale:

6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

4 persona për drejtim mjeti pa leje.

2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

5 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Masat administrative:

11,910 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,701 në ditë.

43 masa për xhama të zinj.

834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

61 raste për tejkalim shpejtësie.

8 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?