Policia Rrugore

Policia Rrugore bën ‘bilancin’! Në një javë u arrestuan 3 shoferë dhe u ndëshkuan me gjobë 1400 të tjerë

29 Shtator 2023, 11:28| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 11:30

  • Share

Gjatë një jave Policia Rrugore Durrës ka arrestuar 3 shoferë dhe ka vënë nën hetim një tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 1400 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë.

Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.

Në pranga kanë rënë 3 drejtues automjetesh dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë një tjetër për drejtim të parregullt të mjetit.  

Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 1408 shoferë.

-738 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-67 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

-112 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-31 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-460 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?