Foto ilustruese

Kronikë

Policia rrugore ‘aksion’ gjatë fundjavës në qarkun e Beratit! Parakalime të rrezikshme dhe drejtim automjeti ‘tap’, 3 shoferë në pranga dhe 115 të gjobitur

20 Shtator 2021, 12:30| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 12:34

  • Share

BERAT- Në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar aksidentet rrugore, janë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore në qarkun e Beratit.

Gjatë fundjavës, policia rrugore ka vënë në pranga 3 persona, 1 prej të cilëve u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, 1 pa lje drejtimi dhe një tjetër duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Për shoferët e “pabindur” janë vendosur 22 masa administrative për parakalime të gabuara, 20 për përdorim të aparatit celularë, 21 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 10 për mos përdorimin e kaskës mbrojtëse dhe 42 për shkelje të tjerë të Kodit Rrugor.

Gjatë fundjavës janë pezulluar gjithashtu 2 leje drejtimi, pasi shoferët ishin nën efektin e alkoolit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dani: 20/09/2021 11:41

    Ketyre drejtues mjeti duhet ti hiqet leja e drejtimit dhe per kete nevoitet dhe ndima e shofereve qe i shikojne ti fotografojne dhe tja nisin policise se keta ndyresira te marin jeten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?