Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

28 Mars, 11:44| Përditesimi: 28 Mars, 12:18

  • Share

Policia e Shtetit ka hartuar dhe nisur planin e masave kombëtare për parandalimin e kultivimit të kanabis sativa, periudhë që përkon me nisjen e sezonit. Sipas burimeve, mësohet se grupet e punës janë informuar me direktivat e megaoperacionit, ku përfshihen efektivë të drejtorive vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare, etj.

Kontrollet do të kryhen në të gjithë territorin e vendit, në veçanti në zonat e konsideruara me riskun më të lartë të kultivimit.

Pjesë e operacionit anti-kanabis nga muaji maj do të jetë edhe Guardia di Finanza me monitorim nga ajri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?