Kronikë

Policia në rrugë, bien aksidentet në muajin korrik! 16 ngjarje më pak se vitin e kaluar

19 Gusht 2021, 19:57| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 20:21

  • Share

Prania e Policisë Rrugore në akset kyçe në të gjithë vendin duket se ka sjell ulje të përplasjeve rrugore për muajin korrik të këtij viti. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është një i vdekur më tepër në 2020-ën, por raporti është negativ përsa i përket shtatë muajve të vitit 2021 që janë regjistruar më shumë viktima se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave, në muajin korrik u regjistruan 114 aksidente rrugore nga 130 të tilla në korrik të vitit 2020, duke u ulur me 12,3 %. Këtë korrik pati 13 viktima në rrugë, një më pak se korriku i 2020-ës. Përsa i përket të plagosurve, korriku i këtij viti ka sjell 8 të plagosur më tepër, përkatësisht 162 të plagosur në korrik 2021 dhe 154 në korrik 2020. Shkaktarë të aksidenteve vazhdojnë të jenë moshat e reja. Kryesisht, përqindjen më të lartë e mbajnë moshat nga 24 deri në 35 vjeç, të cilët kanë shkaktuar 39 nga 114 aksidentet e regjistruara në korrik 2020.

AKSIDENTET KORRIK 2021-2020

Korrik 2021: 114 aksidente                            Korrik 2020: 130 aksidente

Korrik 2021: 13 viktima                                  Korrik 2020: 14 viktima

Korrik 2021: 162 të plagosur                         Korrik 2020: 154 të plagosur

Nëse shifrat e përplasjeve rrugore të korrikut 2021 janë më të ulëta se ato të korrikut 2020, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shtatë muajt e parë të vitit 2021. Po sipas llogaritjeve të INSTAT, nga 1 janari deri në 31 korrik janë regjistruar 785 aksidente rrugore nga 635 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e parë të vitit 2020. Edhe raporti i viktimave për shtatëmujorin e parë të 2021-shin me shtatëmujorin e parë të 2020-ës është më i lartë. Nga 1 janari deri më 31 korrik 2021 janë regjistruar 118 viktima, 30 më shumë se nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

AKSIDENTET JANAR-KORRIK 2021-2020

Janar-korrik 2021: 785 aksidente                                Janar-korrik 2020: 635 aksidente

Janar-korrik 2021: 118 viktima                                     Janar-korrik 2020: 88 viktima

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?