Varka me vela e turistit italian në Shëngjin

Policia monitoron bregedetin, shpëton turistin italian që rrezikoi të mbytej në Shëngjin! Në Sarandë e Dhërmi bllokon skafe e “Jet Ski” pa leje

1 Korrik 2023, 14:28| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:32

  • Share

Një turisti italian ka rrezikuar të mbytej në Shëngjin, pasi varka me vela u përmbys nga era dhe ra në ujë. Ishte Policia Kufitare e Shëngjinit që i shkoi në ndihmë turistit italian, G. A., 63 vjeç për ta shpëtuar.

63-vjeçari është nxjerrë nga uji dhe në gjëndje të mirë shëndetësore është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar, informoi sot policia e shtetit.

Ndërkohë në të gjithë vijën bregdetare vijon kontrolli për të parandaluar lëvizjen e mjeteve të ujit jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumente

Në Dhërmi u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”, që lëvizte jashtë zonës së përcaktuar dhe pa dokumentet e nevojshme në bord. 

Gjithashtu u bllokua edhe një varkë turistike, drejtuesi i së cilës e ushtronte këtë veprimtari ekonomike, për turistët dhe për pushuesit, i papajisur me licencën përkatëse si dhe 3 mjete lundruese, gomone, skaf dhe Jet Ski, që lëviznin pa dokumentet e nevojshme në bord.

Në Sarandë u bllokua një mjet lundrues skaf me fuqi të madhe motorike, pasi duke qenë se lëvizte në zonë të ndaluar, përbënte rrezik për pushuesit.

Edhe në Durrës u bllokua një mjet lundrues për argëtim “Jet Ski”

Drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj – 110 000 lekë të rinj.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?