Policia mohon pretendimet e Pallatit Mbretëror për pamjet e dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias: Nuk i publikuam ne, ia përcollëm prokurorisë

6 Mars, 21:03| Përditesimi: 6 Mars, 21:12

  • Share

1709755976_257880.jpg

Policia e Tiranës i është kundëpërgjigjur deklaratës së bërë nga Oborri Mbretëror ku pretendohet se pamjet filmike të dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, janë publikuar nga strukturat e policisë.

Në reagim policia e mohon një pretendim të tillë dhe sqaron se pamjet filmike i janë përcjellë prokurorisë së Tiranës për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”- sqaron policia.


Lajmi kryesor:

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?