Foto ilustruese

Policia mega-operacion antidrogë në Nikël të Fushë Krujës, kontrolle në sera dhe tunele për kanabis

11 Maj 2020, 09:01| Përditesimi: 11 Maj 2020, 17:41

  • Share

FUSHË KRUJË- Një megaoperacion i policie është duke u zhvilluar në Nikël të Fushë- Krujë!

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 30 grupe policore të komisariatit të Krujës, drejtorisë së policisë së Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, FNSH e Durrësit, Fierit dhe Tiranës, kanë nisur kontrollin për drogë në sera, tunele. Nuk dihet ende nëse ka fidanë kanabisi të zbuluara apo persona të arrestuar, pasi operacioni është në vijim e sipër. Zona është mbajtur në kontroll me anë të droneve dhe policisë në terren për të parandaluar mbjelljen e kanabisit. Puna ka vijuar edhe në kodra dhe male të kësaj zone administrative për të parë nëse ka parcela të mbjellura.

Operacioni po shtrihet në Kuçaj, Mukje dhe në fshatra të tjerë ku në të kaluarën janë gjetur parcela të mbjella me kanabis.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se gjatë muajve të fundit ka pasur një numër të madh të zjarrvëniene, të dyshuara si të qëllimshme përhapjen e parcelave të kanabisit. Në orët në vijim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga ana e policisë së Shtetit. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi: 12/05/2020 02:12

    PSE E NXIRRNI POLICINE DHE E LODHNI KOT ,,KUR E KENI NE MENDJE TE LEGALIZONI KANABISIN....SAPO FOLI RAMA PWR KETE..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?