Policia malazeze kap 65 kg kanabis që ishte nisur nga Shqipëria! Dy të rinj me thasë në kurriz afër kufirit, ia dorëzuan trafikantit

28 Janar, 15:21| Përditesimi: 28 Janar, 16:51

  • Share

Një sasi prej 65 kg kanabis sativa është kapur nga policia në Mal të Zi, sasi lënde narkotike e cila dyshohet se origjinën e ka nga territori shqiptar.

Policia kufitare në vendin fqinj ka pikasur 2 persona me thasë në afërsi të kufirit, të cilën më pas ia kanë dorëzuar një personi të tretë që i ka ngarkuar në një automjet dhe ka nisur lëvizjen në drejtim të një fshati në periferi të Podgoricës.

Mjeti në fjalë është ndaluar nga policia malazeze dhe brenda tij u gjetën 60 pako të ndryshme, të cilat pas matjes rezultuan rreth 65 kg kanabis sativa. Malazezi 41-vjeçar është arrestuar, ndërsa dyshohet se 2 të tjerët janë shtetas shqiptarë, të cilët kanë mundur të kalojnë drogën përmes kufirit të gjelbër dhe ta dorëzojnë tek trafikanti malazez në anën tjetër.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?