Protesta e fermerëve në Greqi bllokon rrugën Kapllaq-Janinë për kamionët e autobusët! Njoftimi i policisë kufitare greke për palën shqiptare

19 Shkurt, 09:22| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:47

  • Share

Policia kufitare greke sërish ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kapllaq-Janinë do të jetë e bllokuar.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pala greke bën me dije se si pasojë e protestave të fermerëve në Greqi, ky aks rrugor do të vijojë të jetë i bllokuar edhe ditën e sotme, duke filluar nga ora 10:00 deri në një njoftim të dytë.

Bëhet me dije se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftim.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?