Policia kroate kontrolle të befasishme në kufi, arrestohen disa serbë, nuk iu bindën policisë

26 Shtator 2023, 16:41| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:53

  • Share

Kontrolle te bafasishme janë bërë në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Disa serbë me akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit policor janë arrestuar. Operacioni policor u krye pa paralajmërim, pasi të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale.

Liberland, një tokë 7 km2 në Danub nuk u prek nga forcat policore për më shumë se 25 vjet. Ky territor i përkiste Serbisë që nga periudha austro-hungareze, por është patrulluar nga policia kroate, e cila javë më parë kishte penguar këdo që të vizitonte zonën.

Me hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen kufiri me Serbinë u bë një kufi evropian me hapjen e një pike kufitare zyrtare , e cila përfshin kontroll pasaportash. Policia kroate urdhëroi po ashtu ndalimin e ndërtimeve në atë zonë.

Gjithsesi Serbia pretendon se ky territor nuk ka qenë kurrë pjesë e Kroacisë dhe bie jashtë kufijve të saj.

Policia kufitare kroate është e autorizuar siç duhet për të kryer aktivitete që synojnë mbrojtjen e kufijve kombëtarë të Kroacisë dhe kufijve më të gjerë të Shengenit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?