Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar

11 Shkurt 2020, 13:33| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 17:24

  • Share

TIRANE - Policia dhe Prokuroria e Tirane kanë nisur hetim pasuror ndaj Vladimir Gjutës, pas ngjarjen së djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste kur vetëm pak minuta para se të niste mbledhja e kryesisë, dhe kryesocialisti Edi Rama kishte mbërritur në seli, efektivët e gardës dhe të policisë arrestuan Vladimir Gjutën me një pistoletë me fishekë në gojë, rreth 180 mijë euro me vete (në valutë të ndryshme), dorëze metalike, i kamufluar me një kapele në kokë, në trotuar pranë një pike të këmbimit valutor. 

Policia thotë se ndaj Gjutës, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës, ka nisur tashmë hetimi pasuror, pikërisht për vlerën e madhe të parave që ai kishte me vete. Pas ndalimit nga policia, Gjuta tha se pistoletën e kishte me vete për vetëmbrojtje për shkak se do të këmbente vlerën e madhe të parave, nga euro në lekë. 

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistoletë, municion luftarak, shuma të mëdha parash dhe një automjet i blinduar, Audi A8 që e kishte në përdorim 40-vjeçari Vladimir Gjuta.

Policia thotë se "shërbimet e Komisariatit të Policisë Numër 3, në rrugën "Çamëria", rreth orës 08:45, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Gjutës, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar më parë".

"Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme Gjutës iu gjetën me vete një pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij Gjutës  ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash", njofton policia.

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe një automjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte.

Gjuta do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Armëmbajtja pa leje", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 11/02/2020 22:13

    Shum gabim policia qe e arrestuan ket legen .. me mire nje snajper dhe top ne vend e ta linin ne mes te qytetit mos ta preknin me dore te vinte makina e plerave ta merrte..! Yyt rrac e poshter yyt zagar yyt bq ..

    Përgjigju
  • Laert: 11/02/2020 19:17

    Rroft sali berisha qe morrt nga dit e tuja o milet

    Përgjigju
  • Mmmm: 11/02/2020 18:23

    Nga nje ordiner qe rref baben e kusheririn ske ca pret

    Përgjigju
  • Njeri: 11/02/2020 17:53

    Mire me pistolete dhe me 180mij € ne dore. Po me Audin c'paten qe ia sekuestruan?

    Përgjigju
  • Mos gjut: 11/02/2020 16:27

    Mos e shani dike qe I dini vec emrin o njerëz te papune . Lad Gjuta ke qef te rrish me te ,ta degjosh si flet si rri e gjithcka tjeter..ju nuk dini gje. Eshte veç per tu admiruar me pak fjal ju lutemi..!!shikoni gjerat tuaja dhe gezohuni qe e shikoni ne foto tv knaquni JJeni AAskushet per tu shpreh per te..!

    Përgjigju
    • @Xhuxh: 12/02/2020 16:24

      Sa te djegin te vertetat per kete budallain o Xhuxh. Qe ka rrahur babain dhe kusherin me cekic mua ma tha motra jote. Te tjeteve jua ka thene mamaja jote ne hotel. Ndersa nje shokut tim ja tha gruaja jote gjate nje muhabeti. Madje i tha qe ti do vdesesh shume shpejt dhe meqe nuk je si Lad Gjuta do te varrosi bashkia tek qente e ngordhur. Balle per balle ty o lepur dhe ketij psikopatit nese na cenon. Ju veshim mamate me te zeza.

    • Xhuxh: 12/02/2020 08:29

      Po ketu se di ti kush komenton kta ziliqaret qe lindin e vdesin askush ca qe dhe shpia i haron kur vdesin njerez vemje qe gezohen me hallin e tjetrit se ktu shprehen ne net se ne vend tjetr he he he flisni vashdoni o vemje edini ju qe ka rahur babin e dini ju apo jua ka then motra ???apo mami ??? Apo cupa???

    • @ Mos Gjut:: 11/02/2020 17:52

      Po pra po nji njeri qe rref babain e vet cka pret apo kushririn

    • Gjutu gjutu: 11/02/2020 17:09

      Ke te drejte o ti. Ne jemi askushi, ndersa ky trafikant droge qe nga morracak u be i pasur eshte personalitet. Lad Gjuta eshte nje bandit injorant qe nuk di te gezoje pasurine e vene ne menyre kriminale. Meqe ishte legen i shpuar dhe u pasurua shpejt rreshkiti dhe nga mendja. Apo per kete e kemi fajin neve? Ti ke qef te rrish me kete bsndit idiot ne nuk kemi, madje nuk duam as te degjojme per te dhe as te degjojme. Por ja qe skizofreni trafikant dhe vrases na del neper media here kokke rruar dhe here me paruke si palacio cirku. Cfare te bejme ne? Ti themi bravo gomarit? Bishti qenit bisht qeni do te mbetet dhe po te ishte trim nuk e mbante ne shtepi makinen e blinduar.

  • Gjut o : 11/02/2020 16:21

    Ti e di : Je vec nje.” Vladimir Gjuta :keto ministra e leshko deputetera e leshko te tjera ne pushtet.. Jan nje O e madhe.

    Përgjigju
    • Shijak: 11/02/2020 16:29

      Ca thu re se paske Dale duarsh fare.zot na ruj menjen

  • Toni Tirane: 11/02/2020 16:20

    Po sikur te kete vajtur ti jape leket ndonjerit te PS ose ndonje krimeli tjeter borxhin. Nuk dihet tamam qellimi dhe smund te nxirren konkluzione

    Përgjigju
  • Artani: 11/02/2020 15:14

    Ka shkuar per ti bere atentat edi rames,,te denohet 30 vjet ne burg,,,malok i poshter...

    Përgjigju
    • Besnik: 11/02/2020 19:58

      Nga emri Artan edhe ti je Malok por ke ca vite me shume je civilizuar ne Tirane.Ti je Malok i PPSH ne jemi Maloke (Rilindje)Demokracie megjithese nuk jetoj ne Kryeqytet.

  • Shullaqi: 11/02/2020 14:55

    Harro mushkë Valarenë se Ali Pashan e prenë

    Përgjigju
  • Populli: 11/02/2020 13:55

    Jo denim por ekzekutim I menjehershem I ketij krimineli ushtarit te devotshem I Saliut

    Përgjigju
    • Delinquenti: 11/02/2020 15:21

      E ke me te drejte ti o populli ashtu duhet bo jo vetem atij "trimit" qe nga fryka vuni paruke, po' ene zagareve Jon leshu gjithanej po' do tju vij rradha ene atyne.....

    • Loran shehu: 11/02/2020 14:55

      Ti o popull merr no nje brisk dhe mso te rruash o legen ,kush te llogarit ty o me emrin pupull o parazit

    • Vladimir: 11/02/2020 14:09

      Popull me ty po shkruj .i rru karin saliut ti dhe rama bashke.dhe vladimiri ta si motren

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?