Policia identifikon viktimën në Shkodër, ishte larguar nga shtëpia prej 23 ditësh, motra denoncoi zhdukjen

31 Maj 2022, 18:40| Përditesimi: 31 Maj 2022, 18:43

  • Share

1654015359_Screenshot7.jpg

Policia ka identifikuar viktimën në Shkodër e cila u gjet e vrarë me shenja dhune. 37-vjeçarja është identifikuar nga Leze Qosaj. Policia njofton se motra e 37-vjeçares kishte bërë kallëzim më 18 maj për zhdukjen e motrës. Qosaj ishte larguar nga shtëpia më 8 maj, 23 ditë më parë.

“Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K)  37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon  puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K),  ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Gjendet e vdekur 37-vjeçarja në një livadh në Shkodër! Prej 23 ditësh e larguar nga banesa (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?