Policia hungareze sekuestron 19 tonë drogë me vlerë 1.2 miliardë euro

10 Gusht 2023, 18:38| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 19:24

  • Share

Policia hungareze njoftoi në faqen e saj zyrtare se Byroja Kombëtare e Hetimit hungarez në një operacion të përbashkët me Shërbimet Tatimore dhe Doganore, sekuestroi 19 tonë drogë me vlerë 1.2 miliardë euro.

Policia sekuestroi në prill 13 tonë substanca për prodhimin e drogës MDMA në rrethin Djer-Moshon-Sopron pas një njoftimi nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe 19 tonë të tjera të një substance të ngjashme në dy magazina në Budapest disa ditë më vonë, raportojnë mediat vendase.

Policia e ka lidhur drogën e gjetur me një organizatë kriminale ndërkombëtare dhe në vijim të hetimeve po punohet për identifikimin e anëtarëve të saj.

Hetuesit inspektuan disa kompani transporti hungareze dhe të huaja, morën në pyetje dhjetëra shoferë dhe ekzaminuan fletëpagesa dhe dokumente udhëtimi të panumërta lidhur me këtë çështje

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?