Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

28 Shtator 2023, 21:07| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 21:10

  • Share

Autoritetet greke kanë ndërmarrë një operacion në kufirin greko-shqiptar. Operacioni po zhvillohet në Kostur dhe bëhet fjale për transport emigrantësh të paligjshëm.

Kanë qenë autoritetet shqiptare ato që kanë sinjalizuar policinë helene dhe është bërë i mundur arrestimi i 18 emigrantë të paligjshëm në zonë, të cilët janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Kosturit.

Gjatë kontrolleve u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një karikator, disa plumba, një shpatë, një thikë dhe një biçak.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?