Gjatë 24 orëve të fundit vihet re se është rritur ndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve në krahasim me disa ditë me parë.
Ditën e sotme 609 qytetarë u ndëshkuan me gjobë 3.000 lekë pasi qarkullonin pa maskë në rrugë.
Gjithashtu është gjobitur dhe administratori i një lokali me 1.000.000 lekë për muzikën pas ores 20:00, si dhe për mosrespektimin e masave anticovid .
Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në tërren në të gjithë vendin për të parandaluar dhe zbatuar masat për përhapjen e Covid-19.Gjate kotrolleve në terren jane shoqëruar në ambientet e Policisë, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative dhe më pas janë lënë të lirë.
"Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtësetë respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre"