Foto nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes

Policia e Shtetit marrëveshje me 'Intermedica': Ekzaminime me çmime të reduktuara për efektivët e familjarët e policëve të rënë në detyrë

30 Janar 2022, 13:06| Përditesimi: 30 Janar 2022, 13:08

  • Share

Policia e Shtetit ka nënshkruar sot një marrëveshje me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, duke i krijuar mundësi efektivëve, familjarëve të tyre dhe familjarëve të policëve të rënë në detyrë që të kryejnë ekzaminime mjekësore me çmime të reduktuara.

Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos ditën e sotme, teksa  Administratori i "Intermedica", Thoma Vasili, ka garantuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.

Kjo është marrëveshja e dytë që Policia e Shtetit lidh me "Intermedica", pas asaj për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë.

Komento

Komente

  • Poliklinika: 30/01/2022 16:50

    Si ka mundesi qe hajdutet e gjejne njeri tjetrin. Ambulancat e lagjeve dhe poliklinikat shteterore korrupsioni shteteror i nxjerr jashte loje me qellim te paracaktuar. Ky Thomai ose Çomja sic e therrasin ndryshe, thjesht do marri fonde nga thesi i taksapaguesve shqiptare dhe nuk do bej asnje analize ose do te bej 1% te tyre. Do te nxjerre te dhena false. Dhe keshtu viktimat jane policet dhe familjaret e tyre qe do marrin analiza false dhe hajdutet do ndajne parate e vjedhura pavaresisht cmimit te reduktuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?