Pesë raketahedhëset e gjetura në afërsi të Manastirit të Banjskë

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në afërsi të Manastirit të Banjskës

6 Mars, 19:04| Përditesimi: 6 Mars, 19:08

  • Share

Policia e Kosovës i ka gjetur pesë raketahedhëse në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan të Kosovës.

“Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë policin Afrim Bunjaku.

Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin e këtij fshati, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?