Policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion në fshatin e banuar nga serbët

17 Tetor 2023, 09:23| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 09:27

  • Share

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person ka qenë duke mbledhur hekurina dhe në një vend ku hidhen mbeturinat ka gjetur një armë zjarri e mjete shpërthyese.

Pasi qytetari ka lajmruar policinë, këta të fundit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e sekuestruar armë të tjera dhe municion.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin vend janë gjetur: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe një tromblon. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Mjetet shpërthyese janë marrë nga njësia e FSK-së, kurse armët dhe municioni nga njësitë policore.

Kujtojmë se Prelluzha është fshat në veri të Kosovës i banuar nga serbët.

Kujtojmë se pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjksë, ku u vra rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku, policia ka vijuar me kontrolle në disa vende në veri, ku edhe ka sekuestruar sasi të madhe armatimi dhe municioni.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?